Site icon Telegrafi

Nimetz: Udhëheqësit dhe politikanët në Maqedoni janë para vendimeve të mëdha

Udhëheqësit dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit, deklaroi sot ndërmjetësuesi OKB-së për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë Matthhew Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke komentuar daljen e ulët të votuesve në referendum në Maqedoni, Nimetz për mediumin grek “Tv Antena” në New York, deklaroi se fokusi duhet të vendoset në ato që kanë dalë dhe kanë votuar “për”, sepse ato që janë kundër dhe nuk kanë votuar nuk ofrojnë alternativë tjetër, përcjell AIM.

Marrëveshja e Prespës, sipas Nimetz është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën për stabilitet të tërë Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version