Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Matthew Nimetz, sot fillon vizitën në Athinë në kuadër të bisedimeve mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Nimetz do të vizitojë dy vendet pas takimit të parë direkt mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, javën e kaluar në Davos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërmjetësuesi Nimetz së pari do bisedojë me autoritetet greke, ndërsa të mërkurën pritet të udhëtojë për në Shkup, ku do të qëndrojë dy ditë.
Raundi i parë i bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë u mbajt më 12 dhjetor vitin e kaluar në Bruksel./Telegrafi/