Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar se prioriteti i kësaj qeverie të re të Maqedonisë duhet të jetë zgjidhja e çështjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në intervistën e tij dhënë gazetës greke ”Real News”, Nimetz thekson se pret që qeveria e re të fillojë bisedime serioze për këtë kontest që sipas tij, mund të ndihmojë në tejkalimin e problemeve tjera në rajon.
Sipas AIM-së, Nimetz i vlerëson si të gabueshme dhe të rrezikshme idetë për ndryshim kufijsh, posaçërisht në Ballkan./Telegrafi/