Site icon Telegrafi

Nimetz: Pritja për marrëveshje të re për emrin, është ide e rrezikshme

“Kaluan 25 vite, ndërsa mund të kalojnë edhe aq për një marrëveshje të re, nëse kjo e tanishmja nuk kalon”, thotë ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Matthew Nimetz.

Në një intervistë për BIRN, Nimetz thotë se ideja për pritje të gjatë dhe moszbatim të marrëveshjes është e rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atyre në shtetin tuaj që thonë ‘të presim, të kalojnë edhe disa vite dhe do të kemi marrëveshje më të mirë në të ardhmen’, unë ju them ‘nuk e dini se ku atëherë do të jetë BE-ja, a do të duan anëtar të ri, a do të jetë ai shteti juaj, nuk e dini ku do të jetë NATO, nuk e dini çfarë do të ndodh me Greqinë dhe rajonin’. Ideja për pritje të gjatë është shumë e rrezikshme”, thotë Nimetz.

Ai shtoi se është optimist i përmbajtur, por nuk është gjithçka gati. Sipas tij, që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të zbatohet, duhet të kalojë referendumi, të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe më pas edhe Parlamenti i Greqisë ta ratifikojë.

“Shpresoj se do të kalojë tek të dy shtetet, pasi është fer dhe zgjidhje e ndershme për të dy palët, por nëse nuk kalon, nuk shoh zgjidhje për kohë të shkurtë. Kaluan 25 vite, mund të kalojnë edhe 25 tjera”, theksoi Nimetz./Telegrafi/

Exit mobile version