Site icon Telegrafi

Nimetz pret qeverinë e re në Maqedoni për të vazhduar bisedimet për çështjen e emrit

Në një intervistë për portalin MKD, ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, deklaron se pret formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, për të vazhduar me procesin e ndërmjetësimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nimetz deklaron se i ka përcjellur zhvillimet në Maqedoni por thotë se nuk është pjesë e mandatit të tij që të merret me këto zhvillime. Ai shpreson që qeveria e re do ta ftojë në Shkup për të biseduar për hapat e radhës të procesit negociues me Greqinë.

Nimetz shpreson se Maqedonia do të ketë një qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe me mbështetje parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version