Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, Methew Nimetz konsideron se pas zgjedhjeve në qershor sërish do të krijohen kushte për zgjidhjen e këtij problemi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në intervistë për televizionin SKAI, të cilën e transmeton “Katimerini”, Nimetz thekson se kriza migruese e bën ende më të rëndësishëm momentin për zgjidhjen e problemit, duke plotësuar se përderisa ai do të ishte i zgjidhur deri tani të dy vendet do të ishin partnere në BE dhe NATO, ndërsa problemi i refugjatëve do të tejkalohej në mënyrë më efikase.
Ai thotë se të dy palët, nga koha në kohë, kanë dhënë mjaft deklarata të ashpra. “Është zhgënjyese ajo që ka pasur periudhë të deklaratave të ashpra, por mendoj se testi i vërtetë për bisedime serioze do të ketë kur dy palët do të ulen në tryezë dhe do të përballen njëra me tjetrën në përpjekje që të gjejnë zgjidhje. Potencoi mediatori Nimetz në emisionin “Rrëfime”.
Në pyetjen kur do të ulet në tryezë negociuese me dy palët, Nimetz theksoi: “Kur do të formohet qeveria e re, besoj se Athina dhe Shkupi do të takohen me mua dhe do të bëjmë përpjekje serioze për zgjidhjen e këtij problemi”, thotë Nimetz.
Sa i përket përdorimit të “IRJM”së, Nimetz potencoi se kjo referencë është e obligueshme dhe për Kombet e Bashkuara dhe për organizata tjera ndërkombëtare si emër i përkohshëm në pritje të gjetjes së zgjidhjes, ndërsa në aspektin dypalësh, shtetet mund ta quajnë vendin siç të vendosin, ndërsa Këshilli i sigurisë nuk mund t’i udhërojë ndryshe. /Telegrafi/