Site icon Telegrafi

Nimetz: Jemi më afër se kurrë pranë zgjidhjes së kontestit të emrit

Kjo është vërtet një mundësi historike për zgjidhjen e çështjes së emrit. Për të arritur zgjidhje ende ka mjaft punë, por mendoj se jemi më afër se kurrë dhe vlerësoj se vullneti, si në nivel të liderëve, ashtu edhe mes shumicës së qytetarëve është pozitiv, vlerësoi ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz në emisionin ‘360 gradë’ në Tv Alsat.

“Mendoj se njerëzit besojnë se ka ardhur koha për zgjidhjen e këtij kontesti, ta lëmë prapa, të lëvizim para dhe mendoj se jemi duke lëvizur në drejtimin e vërtetë”, tha Nimetz.

Në lidhje me atë se në cilin drejtim do të lëviz procesi, Nimetz theksoi se jo të gjithë, si në Athinë ashtu edhe në Shkup, janë të lumtur me idetë e tij, por thotë se qëllimi i propozimeve të tij është të jenë sugjerime për të dyja palët, prej ku ata do të kishin afruar qëndrimet e tyre.

Për vendimin e kryeministrit Zaev për ndryshimin e emrave të aeroportit të Shkupit dhe autostradës, Nimetz tha se është hap i madh para, thuajse me përmasa historike, sepse nuk ka pasur takim më të mirë mes kryeministrave të Maqedonsië dhe Greqisë që kur ai ka filluar me angazhimin si ndërmjetës i këtij kontesti në vitin 1994.

“I jap mirënjohje për të dy kryeministrat, i jap mirënjohje kryeministrit Zaev për ndërmarrjen e këtyre veorimeve të rëndësishme për krijimin e vullnetit të mirë në rajon dhe vullnet të mirë ndaj fqinjëve”, thotë Nimetz./Telegrafi/

Exit mobile version