Site icon Telegrafi

Nimetz: Është koha të zgjidhet çështja 25 vjeçare e emrit

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz ka deklaruar se është koha që të zgjidhet çështja 25 vjeçare e emrit dhe se ka vullnet në të dyja palët.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai e vlerësoi takimin si mjaft konstruktiv, duke shtuar se qeveria e Greqisë është e sinqertë dhe aktive në zgjidhjen e kësaj çështje. Sipas tij, ka disa pyetje të vështira, por beson se Athina dhe Shkupi kanë vullnet të mirë që ta mbyllin çështjen.

Nimetz ka pohuar se disa ide kanë dalë në media, por tani për tani nuk do të flet asgjë konkrete./Telegrafi/

Exit mobile version