Telegrafi

Nimetz: Çështja e emrit të Maqedonisë është në agjendë të lartë në Shkup

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar se kjo çështje është në agjendën e lartë të Qeverisë në Shkup.

Sipas tij, Qeveria në Shkup është e përgatitur që të riaktivizojë politikën e saj të jashtme në rajon dhe është e dukshme se çështja e emrit është pengesë me rëndësi në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve -IBNA, Nimetz ka deklaruar se do të jetë në kontakt me të dy palët në muajt që vijnë për të zhvilluar një plan të ri për të ecur përpara.

Ndërmjetësuesi i OKB-së deklaron se tani për tani nuk ka propozim konkret nga ndonjëra palë, por duhet të diskutohet për parime bazë, para se të arrihet te një propozim konkret./Telegrafi/