Site icon Telegrafi

Nimetz cakton takim me përfaqësues të Maqedonisë dhe Greqisë në Bruksel

Ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methew Nimetz, ka caktuar takim me përfaqësuesit e dy vendeve në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor.

“Takimi është pjesë e angazhimeve të OKB-së që t’u ndihmohet të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për çështjen e emrit”, thuhet në kumtesën zyrtare të zyrës së Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht bisedimet u planifikuan për javën e ardhshme, por u anuluan dhe u ricaktuan për në dhjetor.

Raundi i ri i bisedimeve vjen në periudhën e klimës së përmirësuar politike mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe pritjeve optimiste nga Shkupi, Athina dhe Washingtoni për t’i dhënë fund kontestit shumëvjeçar./Telegrafi/

Exit mobile version