Nimani kishte rrëzuar Hafnerin në raundin e dhjetë, por nuk arriti ta mbyllë përballjen me nokaut.
Për Nimanin kjo ishte fitorja e 20-të në boksin profesionist karshi një humbjeje sa e ka.
Hungarezi Hafner ka pësuar humbjen e nëntë, karshi 25 fitoreve. Në parameç boksoi edhe Shefat Isufi. Isufi në përballjen e kategorisë gjysmë të rëndë mposhti gjeorgjianin Paata Aduashvili me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Për Isufin ishte fitorja e 18-të, ndërsa ka edhe tri humbje e dy barazimem, shkruan Koha Ditore.
Gjeorgjiani Aduashvili ka pësuar humbjen e 11-të, karshi 18 fitoreve e dy barazimeve. Po ashtu në këtë mbrëmje debutoi edhe Granit Sublla në kategorinë e mesme. Ai mposhti me pikë pas katër raundeve Dzhengis Osmanovin.