Site icon Telegrafi

Nikovski: Kriza është krijuar që Maqedonia ta ndryshojë emrin

Analisti Risto Nikovski mendon se e gjithë kriza politike e krijuar në Maqedoni, është për shkak që Maqedonia ta ndryshojë emrin. Ai në një emision në TV Nova deklaroi se rastësi nuk ka, por gjithçka është e përgatitur dhe e planifikuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Hahn po vjen shumë shpesh, vjen me qëllim t’i mbrojë interesat e Brukselit, kjo është detyra e tij në fakt ai për këtë paguhet. Për këto qëllime të Brukselit ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në 10 vitet e fundit, ata i kanë prishur marrëdhëniet me ne. Mos harroni, neve nuk na bllokon Athina, por Brukseli”, deklaroi mes tjerash Nikovski./Telegrafi/

Exit mobile version