Site icon Telegrafi

Nikovski: E sakrifikuam identitetin kombëtar dhe nuk fituam asgjë

Data e negociatave për anëtarësim në BE është një gënjeshtër e qartë, Brukseli vendosi të rishqyrtojë çështjen tonë në qershor të vitit të ardhshëm dhe ndoshta të na japë një datë për negociata nëse plotësohen disa kushte, tha ish-ambasadori, Risto Nikovski i cili është i njohur për pikëpamjet e tij mbi mosmarrëveshjen dhe ruajtjen e emrit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, marrëveshja me Greqinë për të ndryshuar emrin është një kapitullim klasik, sepse, sipas tij, maqedonasit me këtë marrëveshje braktisin veten dhe nuk marrin asgjë në kthim nga Brukseli.

Diplomati maqedonas pretendon se shanset janë të vogla që marrëveshja me Greqinë të zbatohet, gjegjësisht, askush përveç qeverisë së tanishme nuk do të pranojë një marrëveshje të tillë në të cilën maqedonasit do të heqin dorë nga shtetësia që dyfishohet me marrëveshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version