Analisti maqedonas Risto Nikoski, në një intervistë në TV Nova,tha se ka pasur raste kur përfaqësues nga BDI-ja janë kërcënuar dhe u janë kërkuar shumë prej 500 mijë eurosh, që të mos publikohen biseda private të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu në këtë intervisët ka folur edhe për ciklet zgjedhore të kaluara, për të cilat ka thënë se ata kanë qenë korrekte dhe demokratike. Pohimet për zgjedhje të vjedhura ai i quajti si lojra politike.
Ai edhe përgjimet telefonike të publikuara nga Zoran Zaevi i quajti si tentim për të njollosur, punën e partisë qeverisëse OBRM-PDUKM./Telegrafi/