Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dje ka marrë një letër kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve të tij.
Ministri i Mbrojtjes Civili i Greqisë, Nikos Toskas, për një televizion grek tha se në letrën kërcënuese që ka pranuar Kotzias ka qenë mesazhi: “Kemi tre plumba për ty”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Toskas tha se veprimet e këtilla bëhet pasi dikujt nuk i pëlqen mënyra se si ministri i jashtëm udhëheq bisedimet për emrin me Maqedoninë.
“Mendoj se nuk duhet të komentojmë sa është e rrezikshme kjo, për personat të cilët mundohen në mënyrë të ndershme t’i zgjidhin problemet”, tha Toskas./Telegrafi/