Site icon Telegrafi

Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin?

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, më 31 gusht do ta vizitojë Shkupin. Siç njoftojnë nga AIM, vizita e Kotzias në Shkup ishte paralajmëruar gjatë kohës kur shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, vizitoi Athinën.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme për datën kur Kotzias do të udhëtojë për në Shkup, ndërsa disa mediume greke duke u thirrur në burimet e tyre thonë se çështja e emrit do të jetë tema kryesore në takimin mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qarqet diplomatike greke, vizita e Kotzias në Shkup vlerësohet si shumë e rëndësishme, pasi realizohet pas takimit të ministrit grek me ndërmjetësuesin në çështjen e emrit Methew Nimetz./Telegrafi/

Exit mobile version