Telegrafi

Nikon D5100 edhe zyrtarisht

Nikon paraqitur fotoaparatin D5100. Risi në këtë pajisje është ekrani i cili pamjen e shfaq në 921.000 pika, e kontrasti i deklaruar është 1.000:1. Po ashtu, LCD mund të kthehet në 180 shkallë.

Ndjeshmëria e tij sillet prej ISO 100 deri në 25.600, e me rastin e incizimit të video materialeve ndjeshmëria rritet edhe deri në ISO 102.000. Sistemi i autofokusit është zbatuar në 11 pika, e rezolucioni i sensorit është 16.2 megapiksela. Risi është edhe shtojca për incizimin e zërit ME-1, e bëhet fjalë për një mikrofon i cili montohet në vet fotoaparatin me funksionin e kyçur për uljen e zhurmës së krijuar nga fryma.

Shitja në tregun amerikan fillon në maj. Çmimi në paketë me objektivin 18-55mm f3.5-5.6 ED VR është 900 dollarë, e vetëm trupi i fotoaparatit kushton 800 dollarë. /Telegrafi/