Telegrafi

Nikolovska: Nuk ka nevojë të zhvillohet referendum për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Gjykatësja kushtetues Margarita Caca Nikolovska për “Kanal5” theksoi se mbajtja e referendumit për NATO-n nuk është i nevojshëm sepse vetë procesi është thelbësor për të mirën e shtetit.

Ndërsa për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe ligjin për Këshillin e Prokurorëve tha se nuk mund të jetë i parëndësishëm.

“Ligji për Prokurorinë dhe Këshillin e Prokurorëve nuk mund të jetë i parëndësishëm, mund të jetë jo cilësorë dhe nëse një gjykatës dyshon se ka të drejtë të ankohet në gjykatën kushtetuese dhe të kërkojë vlerësim”, thotë Nikolovska./Telegrafi/