Paketa e tretë e masave ekonomike të miratuara nga qeveria ofron mbështetje të madhe për bujqësinë e Maqedonisë. Tashmë 5 milion euro fonde të reja janë në dispozicion për të gjithë fermerët tanë si kredi të lira dhe më të larta përmes Bankës për Zhvillim të RMV-së, thotë Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikolovski.
“Gjithashtu kemi rritur mbështetjen për subvencionimin e kostove të naftës së gjelbër për mekanizim, domthënë nëse vitin e kaluar kemi mbuluar shpenzimet me 30%, këtë vit ajo mbështetje është rritur në 50%. Kjo është 5 milion euro për 50.000 fermerë përmes kësaj mase.
Ne kemi siguruar 50 milion euro përmes një kredie të Bankës Botërore për modernizimin e bujqësisë së Maqedonisë, pra 50 milion euro për modernizimin e ekzistimit dhe ndërtimin e qendrave të reja moderne të blerjes dhe shpërndarjes në disa rajone të vendit, ku është prodhimi më i madh bujqësor.
Ne e vunë në veprim tërë tokën bujqësore të punueshme përmes konsolidimit, por edhe përmes mundësisë së shitjes. Kjo do të thotë siguri për fermerët dhe agrobizneset dhe investime të reja në bujqësi. Vendosëm 500.000 hektarë kullota në shërbim të bagëtive, përmes mundësisë së lidhjes së marrëveshjeve për marrjen me qira të kullotave”, tha Nikolovski./Telegrafi/