Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski tha se “Maqedonia më dobët menaxhon me krizën nga të gjitha vendet në rajon”.
“Në Kroaci gjatë dy ditëve ka vetëm katër raste të reja dhe aspak nuk ka gjendje të jashtëzakonshme. Maqedonai për dy ditë ka 47 raste, Numri i testimeve në Maqedoni në një milion banorë është 10.683, ndërsa në Kroaci është 13.583”, tha Nikollovski.
Ai tha se me këto numra nuk mund të shkohet në zgjedhje më 21 qershor për shkak se nuk duhet të lejohet rrezikimi i shëndetit të qytetarëve.
“Nëse LSDM planifikon të shkojë në zgjedhje më 21 qershor, ju dëshiroj fat. Ne nuk do të lejojmë të rrezikohet shëndeti i qytetarëve me zgjedhje të tilla. Dua të them në emisionin tuaj se zgjedhje më 21 qershor nuk do të ketë”, tha mes tjerash Nikollovski./Telegrafi/