Site icon Telegrafi

Nikollovski: Zaev nuk erdhi në seancë gjyqësore, iku sërish

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollviski kërkon që kryeministri Zaev të paraqitet në seancat gjyqësore të nisura nga vet ai.

Sipas tij, padia për shpifje është nisur nga vet kryeministri Zaev dhe se ai duhet të ballafaqohet me gjykatën.

“Jam absolutisht i bindur se Zoran Zaev nuk mund ta fitojë këtë kontest kundër meje në padinë për shpifje. Në fakt, prova më e mirë për këtë është se ai sërish nuk u paraqit në seancë. Për t’i rikujtuar publikut, ai po më padit mua, dhe unë nuk po e padis atë, ndërkaq nuk paraqitet në seancat ku më padit”, tha mes tjerash Nikollovski.

 

Exit mobile version