Site icon Telegrafi

Nikollovski: Zaev dhe Osmani kërkuan që ne të jemi në një grup me Shqipërinë

Pranimi i Maqedonisë në të njëjtin grup me Shqipërinë, megjithatë, nuk ishte “shkencë fantastike”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski pas “grindjes” mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Edi Ramës.

“Për të dytin vit me rradhë, Maqedonia nuk merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo është e vërteta e trishtuar. Një pasojë e drejtpërdrejtë e nivelit katastrofike të ulët të reformave, korrupsionit, rënies ekonomike dhe mungesa e sundimit të ligjit, si rezultat i mos punës së Zaevit. Mungesa e datës për fillimin e negociatave është rezultat i gabimit të madh të diplomacisë së Maqedonisë, ndërsa ajo është që Maqedoni të vendoset në të njëjtin grup me Shqipërinë. Vitin e kaluar në që në fillim të prillit e informova opinionin se e Maqedonisë se ka marrëveshje mes qeverive të Zaevit dhe Edi Ramës, e operacionalizuar nëpërmjet Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili kishte për qëllim krijimin e një grupi Maqedoni-Shqipëri. Pjesë e marrëveshjes ishte vonesa e kryerjes së reformave që ka përqëllim që përveç Shqipërisë edhe Maqedonia të mos marrë datë për negociata në vitin 2018!”, tha Nikollovski.

Sipas tij, grindja e sotme ndërmjet Stevo Pendarovskit nga njëra anë dhe Edi Rama dhe Ditmir Bushati nga ana tjetër vetëm konfirmon se sa e drejtë kishte para një vit e gjysmë dhe se krejt kjo ishte e vërtetë./Telegrafi/

Exit mobile version