Site icon Telegrafi

Nikollovski: Vetëm Qeveria e LSDM-së humbjen e feston si fitore

 

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, ALeksandar Nikollovski u shpreh se tani humbjet festohen si fitore dhe kjo është karakteristikë e kësaj qeverie.

“Në kohën kur gjithë botën ndryshimi i emrit është nënçmim, në Maqedoni Qeveria e feston si fotre ose Marrëveshjen me Bullgarinë ku mohohet gjuha maqedonase ose ideniteti, kjo në Maqedoni festohet si fitore”, u shpreh Nikollovski.

SIpas tij, Qeveria në vend se ta akuzojë partinë e tij për shkak të pagesës për mbi 25 milionë euro për “Helenik petroleum” për dëm, përgjegjësinë duhet ta kërkojë te partneri i koalicioni, Ljupço Gjeorgjievski.

“Ai që nënshkruajti këtë marrëveshje është partner koalicioni dhe ka deputet në kuvend. Mendoj se atje duhet të parashtrohet pyetje dhe jo në OBRM-PDUKM”, u shpreh ai./Telegrafi/

Exit mobile version