Site icon Telegrafi

Nikollovski: Trangujt e Shqipërisë përmbajnë dyfish më tepër pesticide nga norma e lejuar

Laboratori fito-sanitar shtetëror ka marrë mostra të trangullit të importuar nga Lusnja, respektivisht Shqipëria, për t’u vërtetuar prania, ose jo e pesticideve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, zv. ministri plotësues i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski, thotë se rezultatet janë mjaft shqetësuese dhe alarmante, pasi që tregojnë prani dyfish të tepërt të pesticideve krahasuar me normën e lejuar.

Ai pyet se kush ka lejuar futjen në treg të këtij prodhimi, duke theksuar se nuk ka të dhëna se në cilët qytete janë dërguar./Telegrafi/

Exit mobile version