Site icon Telegrafi

Nikollovski: Sofja kërkon pikë politike në llogari të Maqedonisë

Tensionet politike par përplasjeve deklarative mes Shkupit dhe Sofjes marrin përsëri vëmendjen. Zv. kryeministri Aleksandar Nikollovski, i pyetur për qëndrimin e fundit të Sofjes, tha se nuk do të komentojë qëndrime të një qeveria jolegjitime e cila kërkon pikë politike në llogari të Maqedonisë.

Lexo po ashtu MPJ e Bullgarisë: Përpjekjet për të rinegociuar detyrimet mund ta largojnë Maqedoninë e Veriut nga fillimi i negociatave me BE-në

“Gjithmonë kur në Bullgari ka zgjedhje, tema e Maqedonisë keqpërdoret. Tani nuk jam i sigurt se kur i kanë zgjedhjet sepse janë aq jofunksional sa nuk mund të caktojnë as zgjedhje. Kjo është qeveria e shtatë ose e tetë teknike. As njerëz për në qeveri teknike nuk mund të gjejnë më. Kështu që le t’i zgjidhin njëherë punët brenda, le të zgjedhin qeveri politike dhe do të ulemi të bisedojmë me qeverinë politike. Nuk e kam ndërmend të merrem me njerëz që ndjekin pikët politike kurse janë të margjinalizuar politik për momentin sepse përfaqësojnë qeveri që nuk ka legjitimitet nga askush”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

Një ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret formimin e qeverisë politike në Bullgari që të hapet mundësia e rinegociimit për çështjen e fillimit të negociatave të Shkupit me BE-në.

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme njoftoi dje se qeveria e Bullgarisë është një qeveri legjitime që ka të gjitha prerogativat për të menaxhuar vendin. Sipas MPJ-së bullgare, Sofja mbetet e hapur për dialog, pavarësisht nga kush drejtohet. Por, siç theksuan, ai dialog nuk përfshin rinegocim të zotimeve të ndërmarra tashmë nga Shkupi.

Exit mobile version