Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski deklaron se është arritur stabilzimi i prodhimit vendor në kushtet e krizës.
“Kemi arritur të stabilizojmë prodhimin vendas ushqimor në kushte krize, nëpërmjet miratimit të Planit Kombëtar të Prodhimit Ushqimor dhe masave në Fondin Intervenues. Synimi ynë tani është të rrisim prodhimin vendas të kulturave të rëndësishme dhe në afat të gjatë të zvogëlojmë varësinë e vendit nga importi.
Fermerët do t’i marrin subvencionet menjëherë dhe shumë përpara fillimit të sezonit. Prodhimi më i madh dhe rendimenti më i madh i kulturave esenciale është fokusi kryesor i modelit të ri të subvencionimit”, tha Nikollovski.
Programi për mbështetjen e zhvillimit rural, shtoi ai po shndërrohet në një program investimi dhe zhvillimi për të mbështetur fermerët./Telegrafi/