Telegrafi

Nikollovski: Presim minimum 20 për qind çmim më të madh të blerjes për duhanin

Këtë vit kemi cilësi të mirë të duhanit dhe presim minimum 20 për qind të rritjes së çmimit të blerjes, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Përmes profilit të tij në Facebook, Nikollovski informoi se ka mbajtur takim me blerësit e duhanit.

“Para fillimit të sezonit të blerjes kemi mbajtur takim me blerësit e duhanit. Më informuan se janë të gatshëm që në kohë të fillojë blerja, me sigurimin e mjeteve dhe vende të gatshme të blerjes. Sivjet kemi cilësi të mirë të duhanit dhe presim minimum 20 për qind rritje të çmimit të blerjes”, thekson Ministri.