“Duhet të vendosim theks në kooperativat pasi është themelore në zhvillimin e bujqësisë. Përmes shoqatës së tyre, konsolidimit të hapësirave bujqësore do të vijmë në konkurrencë më të madhe të produkteve tona në tregun botëror”. Këtë e deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të kooperativave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në bashkëpunim me BE dhe gjithë institucionet e vendit të cilat duhet të funksionojnë profesionalisht, përgjegjshëm, mendoj se do të vendosim bazë të fortë për periudhën që vjen në kooperativat në Maqedoni, si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të përgjithshëm të sektorit agrar”, tha Nikollovski.
Kryetari i Lidhje së kooperativave bujqësore në Maqedoni, Mende Ivanovski, theksoi se po bëjnë hapa të rëndësishëm që kooperativat në Maqedoni të funksionojnë më mirë.
Në Lidhjen e kooperativave bujqësore për momentin ka 39 kooperative anëtare./Telegrafi/