Site icon Telegrafi

Nikollovski: Po shqyrtojmë aplikimet për gjashtë drejtorë dhe zëvendësdrejtorë

Zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski tha se momentalisht shqyrtohen aplikimet për gjashtë drejtorë dhe zëvendësdrejtorë.

Një gjë e tillë vjen pasi që Qeveria mori shumë kritika periudhën e fundit për emërimin e ushtrues detyrës së drejtorëve.

“Në komisionin e sotëm shqyrtuam aplikime për gjashtë konkurse për vende të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. Kandidatët dorëzuan biografitë e tyre, letër motivuese, plan dhe program për punë”, tha Nikollovski pa përmendur se për cilat vende bëhet fjalë.

Sipas tij një praktikë e tillë duhet të jetë normale në mënyrë që të kemi shtet funksional./Telegrafi/

Exit mobile version