Telegrafi

Nikollovski përshëndet vendimin qeveritar për largimin e diplomatit rus nga Shkupi (Cicërimë)

Aleksandar Nikollovski, zv.kryetar i OBRM-PDUKM-së e ka përshëndetur vendimin qeveritar për largimin e një diplomati rus nga Maqedonia.

Sipas tij, veprimi është në rregull, dhe se Moska nuk është partnere e Maqedonisë, por Brukseli, Londra e ëashingtoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e tij për emisionin “200”, në Alsat-M, Nikollovski thotë se nuk është në rregull që të mos ndahen informacione me opozitën, dhe të mos ketë konsultime.

Njiherit Nikollovski e ka dënuar rastin e helmimit të një agjenti të dyfishtë në Britani të Madhe, për të cilin rast, faji hidhet te Rusia.

Ndërsa Ambasada ruse në Shkup e komenton këtë deklaratë, dhe thotë se sipas Nikollovskit, Moska nuk ka qenë partnere e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/