Bartësi i Listës në Njësinë zgjedhore 3 të LSDM-së, Ljupço Nikollovski dje pasdite vizitoi Shtipin, ku qytetarëve u prezantua Plani për jetë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Përqëndrimi ynë është jeta dhe rritja e pagave në Maqedoni. Pagën minimale në vitin 2017 në muajin prill do të rritet në 12 mijë denarë, në mënyrë që në fund të mandatit të parë, paga minimale të jetë 16 mijë denarë. Ajo do të vlejë për çdo punonjës në tekstil, këpucëtari dhe lëkurë’, premtoi Nikollovski.
Njoftoi edhe mbështetje për kompanitë ose për çdo kompani që paguan pagën minimale përderisa të formohet qeveria, LSDM-ja do të subvencionojë 1.900 denarë në muaj. /Telegrafi/