Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së thotë se partia e tij nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa evidentimin e qytetarëve me pajisje për gisht.
Sipas tij, ka afat të mjaftueshëm deri sa të blihen pajisjet nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje.
“Për ne respektimi i ligjit nuk ka alternativë. Në ligj shkruan se evidentimi i qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me ‘fingerprint’. Luftuam për këtë kërkesë dhe ia dolëm. Nuk heqim dorë. Ka mjaftueshëm kohë që të blihen këto pajisje. Zgjedhje lokale dhe zgjedhje eventuale parlamentare do të jenë me ‘fingerprint'”, tha Nikollovski.
Ndryshe, zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 24 ose 31 tetor, pas përfundimit të regjistrimit të popullatës që duhet të fillojë më 5 shtator dhe të përfundojë më 30 shtator. Marrëveshjen për përdorim të këtyre pajisjeve u arrit në takimin mes Zaev dhe Mickoski./Telegrafi/