Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, ka thënë se qëndrimet e tyre rreth çështjes së emrit janë të qarta dhe të pandryshueshme. Ai tha se zgjidhja është e mirëseardhur, por të jetë në kuadër të pozicioneve të OBRM-PDUKM-së.
“I dini pozicionet se nuk do të lejojmë ndryshime të Kushtetutës. Kërkojmë garanca për identitetin kombëtar maqedoas, gjuhën, kulturën dhe kombësinë”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nikolovski theksoi se qeveria aktuale është tematike; ajo merret vetëm me çështjen e emrit dhe me integrimin evropian, dhe në kurriz të kësaj, i harroi reformat, të cilat sipas tij, janë vendimtare kur vendoset nëse do të peshojnë më shumë kushtet reformuese apo ato politike për anëtarësim.