Site icon Telegrafi

Nikollovski nuk tregon nëse do të ndërpriten pullat për kontroll të miellit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot njoftoi se pret që deri më 30 qershor të gjendet një zgjidhje e përhershme rreth pullave për kontroll të miellit, por nuk precizoi nëse ato do të ndërpriten.

Sipas Nikollovskit, pullat e kontrollit ekzistojnë pa nevojë dhe se vetëm i ngarkojnë importuesit dhe prodhuesit vendorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me kërcënimin e mullistëve se nuk do të blejnë grurë nëse nuk kthehet rregullorja, ministri theksoi se ato janë po të njëjtit që kanë kërkuar pulla kontrolli, ndërsa më pas kanë iniciuar ndërprerjen e tyre.

“Vazhdojmë përmes takimeve me mullisëve t’i zgjidhim të gjitha çështjet dhe problemet..”, potencoi Nikollovski.

Ai rikujtoi se gjatë javëve të fundit kontrollet e miellit janë përforcuar ndjeshëm, ndërsa tashmë janë shqiptuar gjoba, si dhe akuza për kundërvajtje dhe për këtë arsye është lëshuar në qarkullim miell pa i pritur rezultatet e analizës./Telegrafi/

Exit mobile version