Site icon Telegrafi

Nikollovski: Nuk pres sanksione ekonomike nga Rusia

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot në Ohër tha se nuk pret që ngjarjet e fundit në marrëdhëniet me Rusinë të kenë pasoja negative për eksportin e prodhimeve bujqësore në tregun rus.

“Unë jam kryetar i komisionit ndërqeveritar Maqedoni-Rusi dhe deri tani nuk jam i informuar për çfarëdo sanksionesh potenciale ose masa të tjera të shkaktuara nga aspekti politik”, theksoi Nikollovski.

Sipas tij, përkundër praktikave të deritanishme të ndërmerren aktivitete të cilat kanë kontribuar për mbylljen e një varg tregjeve për prodhimet nga Maqedonia, kjo garniturë qeveritare është fokusuar pikërisht në hapjen e tregjeve të reja.

“Ne punojmë në forcimin e gjithë këmbimit tregtar me të gjitha shtetet, si nga rrethina, ashtu edhe më gjerë. Ministria dhe unë personalisht jemi të fokusuar në sigurimin e plasmanit të pandërprerë të prodhimeve tona jashtë. Këtë e bëjnë edhe kryeministri dhe e gjithë Qeveria, në frymën e të gjitha proceseve të cilat udhëhiqen në Republikën e Maqedonisë. Nuk presim sanksione nga asnjë anë, përkundrazi, punojmë në mundësimin e plasmanit të ri dhe hapjen e marrëveshjeve të reja për prodhimtarinë e Maqedonisë jashtë vendit”, tha Nikollovski.

Ministri Nikollovski sot në Ohër kishte takim pune me ministrin shqiptar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Exit mobile version