Site icon Telegrafi

Nikollovski nuk i kërkon falje vëllait të kryeministrit Zaev

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski i është kundërpërgjigjur Vice Zaevit, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me kërcënimet për padi.

Nikollovski thotë se do të ishte nënçmuese për të që t’i kërkojë falje Vice Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke e komentuar afatin treditorë për kërkimfalje, Nikollovski thotë se kërcënimet ndaj atyre qe kanë mendime të ndryshme politike paraqet përcaktim të diktaturës.

Nikollovski madje thotë se një procedim padie do ta bënte gjykata që e liroi vëllain e tij, pra Zoran Zaevin, nga të gjitha akuzat./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vice Zaev: Nuk mund të krahasohem me Sasho Mijallkovin, do ta padis Aleksandar Nikollovskin
Exit mobile version