Site icon Telegrafi

Nikollovski: Nuk ka takim liderësh, nuk bisedojmë me kriminelë

Deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski sot në konferencë për shtyp deklaroi se bllokada e Kuvendit patjetër duhet të ndalojë pasi që është në dëm të të gjithë qytetarëve. Sipas tij, LSDM-ja dhe koalicioni kanë plan dhe strategji dhe në momentin e dhënë do ta realizojnë atë për të mirën e Maqedonisë. Ai gjithashtu theksoi se, 67 deputetët do ta zhbllokojnë punën e Kuvendit dhe nuk do të lejojnë kurrfarë terrori që ta pengojë formimin e qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se lëshimi i seancës së sotme do të thotë se tërhiqen nga replikat, por ashpër do të kritikojnë procedurën e Trajko Veljanovskit për shkeljen e rendit të ditës, Kushtetutës dhe gjithë ligjeve pozitive në shtet.

Në pyetjen e gazetarëve se kërkesa për takim të liderëve a është mënyrë për dalje nga kriza, Nikollovski tha: me kriminelë, njerëz që e futën Maqedonië në këtë krizë, nuk planifikojmë as të bisedojmë, jo të mirremi vesh”./Telegrafi/

Exit mobile version