Telegrafi

Nikollovski: Nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare

 

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollobski u shpreh se ky do të jetë vit i vështirë ekonomik për shkak se lufta në Ukrainë do të zgjasë, por ka gjëra që duhet të bëhen brenda.

“Nuk shoh kapacitet te qeveria për të bërë gjëra brenda, prandaj mendoj se nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare, nga ku partia ime do të fitoj mbështetje të madhe nga populli për ta nxjerrë vendin nga ky ngërç në të cilin ndodhet vendi tani”, u shpreh Nikollovski.

Ai shtoi se thellimin në thellimin e krizës kanë luajtur rol edhe faktorë si coronavirusi dhe lufta në Ukrainë, por fajin kryesor, sipas tij, është Qeveria e paaftë.

Sipas tij, me ndryshimin e qeverisë me zgjedhjet e parakojshme, gjërat në vend do të fillojnë të rregullohen më ngadalë duke ndryshuar gjërat për mirë.