Site icon Telegrafi

Nikollovski: MPJ të reagojë për deklaratat fyese të Trifonovit

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme që të reagojë për komentet e djeshme të politikanit bullgar, Slavi Trifonov.

“Është e papranueshme që Ministria e Punëve të Jashtme të mos reagojë ndaj qëndrimeve të kryetarit të partisë bullgare “Ka një popull të tillë” dhe partner koalicioni në qeverinë e re bullgare Slavi Trifonov. Nëse do të kishte një deklaratë nga ana e kundërt, le të themi nga kryetari i LSDM-së apo BDI-së, të kishte një deklaratë kaq fyese ndaj Bullgarisë apo popullit bullgar, të bindej se ambasadori ynë do të ishte thirrur dhe do t’i ishte dërguar një notë proteste nga Ministria e Jashtme vendase. Ky është një propozim i turpshëm që i ofendon jo vetëm qytetarët e Maqedonisë, por edhe partnerët strategjikë”, tha Nikolloski nga Kuvendi.

Lideri i “Ka një popull të tillë”, Slavi Trifonov në profilin e tij në Facebook shruan se tema e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme për të gjithë bullgarët, sepse është pjesë e historisë së tyre kombëtare dhe “sepse mbi 200 mijë ushtarë bullgarë kanë vdekur për lirinë dhe unifikimi i këtij territtori”.

“Në këto kushte, dhe nëse maqedonasit, më fal – maqedonasit e veriut, i plotësojnë kushtet tona të nënshkruara në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne mund të fillojmë procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Trifonov./Telegrafi/

Exit mobile version