Site icon Telegrafi

Nikollovski: Masat janë të dhunshme dhe të padobishme

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, ka reaguar ndaj masave të reja shtrënguese ku tha se po shihet dështim i Qeverisë në përballjen me krizën e coronavirusit.

Rikujtoi se ata si parti që në dhjetor, janar dhe shkurt kanë apeluar për furnizim me vaksina që të imunizohet popullata, por në vend të kësaj, sipas tij, Qeveria vraponte pas provizioneve, të cilat bënë që vaksinat të mos vijnë në kohë dhe të ketë valë të re infektimesh në pranverë.

“Koha nuk u shfrytëzua as gjatë kohës së verës që popullata të imunizohet, andaj tash shkohet me disa masa të dhunshme që po i shohim, që janë masa represive, masa të padobishme, që tregon një fiasko të plotë në përballjen me coronavirusin dhe gjithë pandeminë, prandaj e gjithë përgjegjësia i drejtohet qeverisë”, tha Aleksandër Nikollovski.

Exit mobile version