Aleksandar Nikollovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së tha se në Bruksel u konfirmua ajo që dimë, ndërsa kjo është se Maqedonia me Zaevin, Dimitrovin, Osmanin dhe Sheqerinskën, për fat të keq, edhe këtë qershor nuk mori datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se zhvillimi i këtillë, para se gjithash, ka të bëjë me punën e keqe të funksionarëve qeveritar në disa fushat kryesore.
“Si doni që t’ju shikojnë në të njëjtën shoqëri me shëndetësi të shkatërruar në të cilën nga me herët dihet se kush dhe si do të fiton tenderë, kur lëndë narkotike nëpër rrugë ka si kur më parë”, pyet Nikollovski.
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së thekson se partia e tij dëshiron që Maqedonia të ecë përpara dhe pikërisht për këtë në vend që të shfrytëzojnë situatën për poen politikë, publikisht ofruam që të formohen grupe punuese në mes OBRM-PDUKM-së dhe Qeverisë, të cilat do të punojnë për reformat që i kërkon Bashkimi Evropian.
“Për fatë të keq, deri në këtë moment nga ofrimi i ofertës para dy javëve që e përcolli kryetari i partisë, ende nuk ka përgjigje. Mendoj se nuk ka për shkak se i brenë arroganca, sepse nuk dinë dhe nuk duan, ndërsa ndihmën e të tjerëve nuk e duan”, tha Nikollovski./Telegrafi/