Telegrafi

Nikollovski: Ligji për PSP-në nuk do të kalojë nëse Zaev nuk pranon zgjedhje të parakohshme

Që pushteti në Kuvend t’i marrë votat e OBRM-PDUKM-së për ligjin për Prokurorinë Publike, do të duhet që të caktoj zgjedhje të parakohshme parlamentare, deklaroi zv. kryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski.

Ai tha se nëse kryeministri Zoran Zaev, nuk pranon zgjedhje të parakohshme parlamentare, partia opozitare do të thërrasë protesta.

“Pa një datë për zgjedhje të parakohshme, nuk mund të bëjmë asgjë tjetër në Kuvend nëse pajtohen apo jo grupet e ekspertëve. Zaev ka dy mënyra për t’u lidhur me ne me parakushtin për zgjedhjeve të parakohshme, të ulemi dhe të organizojmë ato, ose qytetarët të thonë se kur do të jenë nëpërmes protesta masive”, tha Nikollovski për “Kanal5”./Telegrafi/