Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Dimitar Kovaçevskit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Nikollovski në një postim në Facebook, shkruan se kryeministri e ka pranuar se mbi 70% e punëtorëve në korridor do të jenë të huaj dhe se për këtë duhet të ketë përgjegjësi.
“Kryeministri Kovaçevski sonte e pranoi atë që e kam njoftuar dy ditë më parë, e sot edhe me dokumente, të cilat janë njohuritë lidhur me kontratën e kontestuar për autostrada që i referohen: angazhimi deri në 70% punëtorë të huaj dhe vetëm 30% punëtorë shtëpiak në ndërtim; puna e të huajve pa leje pune dhe leje qëndrimi”.
“Më lejoni t’ju kujtoj se deri para disa ditësh ai pretendonte se 51% e punëtorëve do të ishin nga vendi, por sot përballë dokumenteve ai përsëriti dhe pranoi se 70% e punëtorëve do të jenë të huaj, pra paratë e qytetarëve do të shkojnë jashtë vendit. Kovaçevski sot ka përgënjeshtruar partinë e tij LSDM, e cila ka thënë se unë gënjej. Por nuk gënjej sepse flas gjithmonë me dokumente dhe fakte. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. E për Kovaçevskin dhe Grubin është evident abuzimi për të cilin do të përgjigjen”, ka shkruar Nikollovski në Facebook.