Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski në intervistën e tij për “B4NA”, u shpreh se opozita maqedonase mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropin, por nuk e pranon propozim francez për zgjidhjen e çështjes me BUllgarinë.
Sipas tij, me pranimin e propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me BUllgarinë, qeveria aktuale në Shkup u pajtua me kushte ku asnjë vend më herët që ka aplikuar për anëtarësim nuk ka pranuar kushte të tilla.
“Është e rëndësishme që Maqedonia t’i nisë bisedimet me Brukselin sa më shpejt, pa u vendosur kushte shtesë dhe të mos vendosen kërkesa që nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagenit”, u shpreh Nikollovski.
Ai shtoi se Maqedonia duhet t’i nisë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian pa ndryshuar Kushtetutën për shkak se asnjë vend anëtari në BE nuk i është kërkuar një gjë e tillë.
“Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 22 mars 2005. KE dha mendim pozitiv më 9 nëntor 2005 dhe vendi fitoi statusin e vendit kandidat në BE. KE për herë të parë rekomandoi të nisen bisedimet me Maqedoninë në tetor të vitit 2009”, theksoi ai.