Site icon Telegrafi

Nikollovski: Gruevski u dënua me urdhër të Zaevit (Video)

Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së ka dalë në konferencë shtypi, pas dënimit të Gruevskit me dy vite burg në lëndën “Tanku”.

Në konferencë shtypi, Nikollovski akuzoi Zaevin për dënimin e Gruevskit, duke thënë se kushdo që mendon ndryshe, dënohet.

“Sot e pakë atë që të gjithë e dimë qysh kur në pushtet erdhi LSDM-ja dhe Zoran Zaevi. Gjykata e zbatoi atë që Zaevi e porositi. Sot pakë drejtpërsëdrejti se si funksionon gjyqi politik dhe si shpallin aktgjykime politike. Në vepër e pamë kurorëzimin joparimor ndërmjet qeverisjes së Zaevit dhe gjykatës.

Përfitimet nga kjo “martesë” tani i shfrytëzon Zaevi, por shumë shpejtë do të shkojnë në dëm të tij. Kjo shkon drejtë dhe në mënyrë të përpjestuar, me marrje dhe humbje të pushtetit. Kështu funksionon gjyqësia klienteliste. Gjykatës nuk i interesojnë as dëshmi, fakte, argumente, gjykatës i intersoi vetëm urdhëri politik i Zoran Zaevit dhe LSDM-së, për përballje me secilin që mendon ndryshe.

Në një kohë kur pushteti pranon çfarëdo lëshime, kohë të varfërimit dhe rënies së ekonomisë, gjykata pranoi rolin e zbatuesit të urdhërave, për të fshehur problemet serioze dhe për të shpërndarë frikë. Porosia që Zaevi dhe LSDM-ja përmes gjykatës e dërgojnë është mjaft e qartë dhe e njejta thotë se nuk ka rëndësi nëse ka ndonjë bazë apo dëshmi, pasi që të jemi të sinqertë, kjo është diçka për të cilën qeshin të gjithë juristët, pasi që secili që mendon ndryshe nga kjo qeveri, do të përfundojë me aktgjykim dënues”, thotë Aleksandar Nikollovski./Telegrafi/

Exit mobile version