Telegrafi

Nikollovski: Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë hapa konkret rreth ndryshimeve në qeveri

Bisedimet për “fshesën” e paralajmëruar në Qeveri ende po zgjasin dhe pritet që ditët e ardhshme kryeministri të del me qëndrim rreth kësaj çështje.

Këtë e ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili është sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbrëmë ne kishim koordinim dhe konsultimet e kryeministrit Zoran Zaev me gjithë subjektet e tjera politike po vazhdojnë. Në ditët e ardhshme me siguri do të dilet me qëndrim konkret rreth datës dhe hapave konkrete dhe vendimet që do të ndërmerren. E gjithë kjo varet edhe nga çështjet e tjera lidhur me BE dhe me datën e bisedimeve, kështu që nuk kam se çfarë të shtojë”, ka thënë Nikollovski.

Ndërsa sa i përket ekipimit dhe strukturimit të udhëheqësisë së re në LSDM, ai tha se gjitha aktivitetet do të përfundojnë gjatë javës së ardhshme./Telegrafi/