Deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, sot në një konferencë për shtyp tha se gjatë çdo dite ka mundësi të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit. Sipas tij, me këtë hap partitë e shumicës së re di të ishin më afër formimit të qeverisë së re dhe menjëherë do të nënshkruheshin zgjedhjet lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shumica parlamentare nuk do të lejojë që dikush të luajë me qytetarët. Ata dhanë mandat për qeverinë e re reformuese. Kemi plan dhe strategji, por nuk mund t’i tregojmë para opinionit. Punojmë me durim që të shmangim konflikte që i dëshiron dikush tjetër”, deklaroi Nikollovski.
Ai gjithashtu u shpreh se qeveria e re do të paguajë subvencionet e bujqve dhe se kjo ndihmë nga shteti do të rritet. /Telegrafi/