Site icon Telegrafi

Nikollovski: Është normale që Macron të jetë kundër Zaevit që është i dyshuar për korrupsion

Kundër datës për fillim të bisedimeve të Maqedonisë me BE-në ishin Franca dhe Holanda që nuk është çudi duke marr parasysh se vërejtjet e tyre kishin të bëjnë me atë se Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për zhvillimin e fushave të caktuara. Si në gjyqësi, në ndalimin e korrupsionit që na pret punë e madhe.

Për nënkryetarin e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski nuk është çudi kundërshtimi i Macronit, nëse merret parasysh edhe vet kryeministri Zaev është i dyshuar për korrupsion.

“Si të presim që Macroni të përkrahë Maqedoninë në bisedimet për fillimin e negociatave, kur kolegun i tij, Kryeministrin Zaev e ka në inçizim se si kërkon 200.000 euro”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur BE-ja shkruan për korrupsionin në nivel të lartë mendon për Zaevin, për shkak se ambasadorët e Francës, Holandës dhe Belgjikës dërgojnë raporte te kryeministrat e tyre dhe kryetarëve që tregojnë se si Kryeministri kërkon mito , por Gjykata dhe prokuroria nuk e shohin këtë gjë” deklaroi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski./Telegrafi/

Exit mobile version