Telegrafi

Nikollovski është më i moshuari kurse Qazimi është më e reja në përbërjen e Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë është disa hapa para se të konstituohet me përbërjen e re. Si çdo herë, bëhen statistika të ndryshme rreth 120 kuvendarëve.

Këtë herë, Telegrafi Maqedoni ju sjell statistikën e deputetit më të mëshuar dhe më të ri në Kuvend.

Ilija Nikollovski është deputeti më i mëshuar në Kuvend me 72 vite kurse Artina Qazimi është deputetja më e re (23 vjeç) në këtë përbërje të deputetëve në përbërjen e 10-të të Kuvendit që nga pavarësia e shtetit.

Nikollovski dhe Qazimi do të ulen në ulëset e Kuvendit për të mbrojtur të drejtat e grupmoshave që i përfaqësojnë, të pensionistë dhe studentëve. /Telegrafi/