Telegrafi

Nikollovski: E palejueshme që fermerët të presin dëmshpërblimin deri në fund të vitit

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot kërkoi që të gjithë fermerët të dëmshpërblehen nga ‘Dermatoza Nodulare’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kërkoj nga ministri kompetend i Bujqësisë, Mihail Cvetkov dhe nga Qeveria, menjëherë deri në fund të muajit, t’i paguajnë të gjithë fermerët, në mënyrë adekuate për dëmet e pësuara të kafshëve të tyre shtëpiake nga ‘Dermatoza Nodulare’, informon Nikollovski në kumtesë.

Sipas tij, është e palejueshme që fermerët të presin dëmshpërblimin deri në fund të vitit. /Telegrafi/